KQZ i refuzon regjistrimin në zgjedhje, kush është kandidati i Beratit që humbet garën e 25 prillit

Shqipëria

KQZ i refuzon regjistrimin në zgjedhje, kush është kandidati i Beratit që humbet garën e 25 prillit

Më: 18 mars 2021 Në ora: 11:59
Foto ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka refuzuar regjistrimin si kandidat për deputet të Plarent Aleksit, i propozuar nga zgjedhësit në qarkun e Beratit.

Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së mbajtur sot nga KQZ, pasi kandidati Aleksi nuk kishte siguruar firmat e nevojshme për të garuar si kandidat i pavarur.

Ndërkaq, pas korrigjimit të dokumentacionit ka marrë dritën e gjelbër për të garuar kandidati Pal Shkambi.

Po ashtu KQZ ka dhënë OK-in për regjistrimin e listave shumëemërore të partive, Aleanca Demokracia e Re, Bindjes Demokratike, Lëvizjes Demokratike Shqiptare dhe partisë Balli Kombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat