Berat: Si e çoi loja luftash në internet 13-vjeçarin, në kthetrat e pedofilit

Shqipëria

Berat: Si e çoi loja luftash në internet 13-vjeçarin, në kthetrat e pedofilit

Më: 18 mars 2021 Në ora: 13:55
Foto ilustrim

Lihet në burg 31-vjeçari Petrit Pire. Gjykata e Beratit vendosi për të masën e sigurisë "arrest në burg", pasi Pire akuzohet se ngacmoi seksualisht minorenin 13-vjeçar.

Detaje të reja nga hetimet e Prokurorisë. Është dhënë sot masa e sigurisë "arrest në burg" për pedofilin 31-vjeç Petrit Pire, i arrestuar dy ditë më parë pas akuzave ndaj tij të një 13-vjeçari, që e ka akuzuar se e ka prekur seksualisht në organet gjenitale.

Petrit Pire nga fshati Tapi në rrethin e Kuçovës ka dalë sot përpara togave të zeza për t’u njohur me masën e sigurisë. Ka qenë prokurori Dritan Gripshi, që në bazë të provave dhe dëshmive të grumbulluara i ka kërkuar gjykatës "vlerësimin të ligjshëm" të arrestimit të tij për veprën penale "ngacmim seksual" dhe caktimin e masës së sigurimit "arrest në burg" pa afat.

Mësohet se i dyshuari për pedofili, Petrit Pire, i pyetur në seancë, nuk ka pranuar ta ketë prekur të miturin. "Unë jam njohur me 13-vjeçarin nëpërmjet lojës “Free Fire” që luanim prej disa muaj bashkë në internet, ku ishin edhe 2 lojtarë të tjerë. Pasi pashë profilin e tij dhe meqë jetonim afër njëri-tjetrit i kërkova të takoheshim nga afër.

Kam shkuar në afërsi të një reparti ushtarak në fshatin Moravë ku ai jetonte dhe kisha marrë me vete edhe 2 sufllaqe, të cilat i kisha blerë për t’i ngrënë së bashku. Kam qëndruar 30 minuta me të, derisa mbaruam ushqimin dhe jam larguar për në banesën time,nuk e kam prekur në asnjë moment"-ka thënë në sallën e gjyqit Petrit Pire.

Gjyqtari Pëllumb Zaimi, pasi ka dëgjuar organin e akuzës dhe pretendimet e palëve, e ka vlerësuar "të ligjshëm" arrestimin e Petrit Pires dhe ka caktuar për të masën e sigurisë "arrest në burg" pa afat. Burime të besueshme nga Prokuroria e Beratit bëjnë me dije se,ka dyshime se 13-vjeçari nuk është e vetmja pre e pedofilit 31-vjeçar Petrit Pire.

Për këtë arsye prokuroria ka sekuestruar telefonin e Petrit Pires për ta analizuar dhe për të parë kontaktet e tij me të tjerë fëmijë, me të cilët ka qënë në kontakt të vazhdueshëm nëpërmjet lojës “Free Fire”ku kishte profilin "police".

Ngjarja.

Arrestimi i 31-vjeçarit Petrit Pire u krye mbrëmjen e së hënës në banesën e tij. Ngjarja kishte ndodhur 2-javë më parë por i mituri nuk u kishte treguar prindërve. Të hënën ai u kishte treguar familjarëve dhe ata e kanë shoqëruar në polici për të denoncuar ngacmimin seksual.

Në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat,13-vjeçari ka treguar gjithçka kishte ndodhur,në prani edhe të një psikologu. I mituri ka treguar se ishte njohur me Piren në lojën “Free Fire” dhe pasi e kishte ftuar për t’u takuar, ai kishte shkuar. I mituri ka treguar se Pire i ka zbërthyer pantallonat, ia ka ulur poshtë dhe e ka fërkuar në organet gjenitale. 13-vjeçari është trembur, ka bërtitur dhe është larguar me vrap.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat