“Imagjino Monikën ministre të Financës”, Rama: Demokratët e flaktë kanë mundësi zgjedhjeje

Shqipëria

“Imagjino Monikën ministre të Financës”, Rama: Demokratët e flaktë kanë mundësi zgjedhjeje

Më: 18 mars 2021 Në ora: 20:43
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, në takimin e zhvilluar ditën e sotme me kandidatët në Shkodër nuk ka hezituar të ironizojë kundërshtarët e tij, duke theksuar:”Nuk e imagjinoj dot që demokratët të jenë të lumtur për të pasur në qeveri Monika Kryemadhin si ministre Financash apo për të pasur në qeveri Fatmir Mediun që i bën të gjitha ngaqë nuk dijë të bëjë asgjë…Është një katastrofë…”

Qeverisja,- tha gjithashtu Rama nuk mund të mbështetet më tifozë, por qytetarët duhet të zgjedhin emra që bëjnë punën dhe ndryshojnë të ardhmen e vendit.

Më tej ai theksoi se qeveria e tij është gati të bëjë gjithçka që Shkodra të mos mbetet pas asnjë vendi tjetër, por të rilindi me projektet e reja.

Unë flas për ato demokratë që i kanë mundësitë të zgjedhin brenda një mundësie të larmishme zgjedhjesh. Jemi në vitin 2021. Kur flasin e gjykojnë, nuk po flasin për një komunist po për dikë që është rritur nga një gjyshe katolike e Shkodrës dikë që është rritur mes pikturave të Zef Kolombit.

Kanë mundësi të zgjedhin…Kanë Benetin një demokrat i kamufluar si socialist, mund ta zgjedhin, për ata që janë me zemrën mendjen majtas i kanë zgjedhjet e tyre, për ata që janë demokrat që kanë nevojë për tu ndjerë të mbështetur shpirtërisht, Frroku është aty.

Më shumë se kaq nuk e di se çfarë mund të bënim. Në gjë është e sigurt PS do të fitojë zgjedhjet dhe do të qeverisë edhe për 4 vite të tjerë duan apo nuk duan. Sa më shumë të na mbështesni aq më shumë nga ngarkoni më përgjegjësi që t’jua kthejmë dyfish.

Nuk e imagjinoj dot që demokratët të jenë të lumtur për të pasur në qeveri Monika Kryemadhin si ministre Financash apo për të pasur në qeveri Fatmir Mediun që i bën të gjitha ngaqë nuk dijë të bëjë asgjë…Është një katastrofë… Se çfarë lidhje kanë këta me demokratët super të flaktë… vetëm për tifozllëk partiak…Është diçka që nuk kam për ta kuptuar kurrë…Këtu bëhet fjalë se kë do të  zgjedhësh që të bëjnë punën…”, përfundoi fjalën e tij Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat