Alternativat partiake, Iris Luarasi: Publikimi i listave shumë e rëndësishme

Shqipëria

Alternativat partiake, Iris Luarasi: Publikimi i listave shumë e rëndësishme

Më: 18 mars 2021 Në ora: 22:01
Iris Luarasi

Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin të dielën Partia Socialiste do të fitonte shumicën e mandateve në Tiranë. Pedagogia Iris Luarasi duke diskutuar gjetjet e sondazhit të MRB të prezantuar në Euronews Albania, e vuri theksin tek impakti që ka publikimi i listave të kandidatëve.

“Në të gjithë këtë diskurs, nuk mendoj se ka pasur një element jo pak të rëndësishëm edhe bërja e listave, sepse kemi thënë më parapara, se në sondazhin e kaluar nuk ishin bërë publike listat, por në këtë sondazh kanë dalë listat dhe ky është element shumë i rëndësishëm”, tha ajo.

Ajo thotë se shifrat duhen analizuar me racionalitet, pasi aty është mendimi i qytetarëve dhe në vetëvete tregojnë sjelljen që ato do mbajnë ditën e votimeve.

“Njerëzit e mendojnë kështu dhe ky është fakti. Nuk shkëputemi dot nga shifrat edhe sikur ato janë njësoj  javë pas javë se ato janë tregues për partinë në pushtet, por edhe për partinë në opozitë. Në këtë aspekt duhet t’u referohemi këtyre shifrave, se këto janë mënyra se si do votojnë njerëzit kur të vijë dita e votimeve”, tha ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat