Shtatzënë në gjendje kritike, familjarët e 33-vjeçares me Covid kërkojnë ndihmë për ta shpëtuar

Shqipëria

Shtatzënë në gjendje kritike, familjarët e 33-vjeçares me Covid kërkojnë ndihmë për ta shpëtuar

Më: 18 mars 2021 Në ora: 22:51
Bardha Xhukellari

Numri i rasteve të nënave shtatzëna që pësojnë forma të rëndë të koronavirusit po vjen drejt rritjes. Për fat të keq, të njëjtin fat ka pësuar edhe një 33-vjeçare nga Pogradeci. Siç bëjnë të ditur familjarët e saj, Bardha Xhukellari është në gjendje kritike për jetën pas infektimit me koronavirus.

Xhukellari duhet t’i nënshtrohet një operacion të hershëm, në muajin e gjashtë të shtatzënisë. Por, sipas familjarëve, duke qenë se gjendja e saj është e rëndë, shpresa e vetme që u ka mbetur është transportimi i saj drejt një spitali në Turqi.

“E ardhur familje nga një fnë kushte të vështira ekonomike ju lutem të sensibilizohemi të gjithë duke kontribuar sadopak për të shpëtuar jetën e saj,” është apeli që bëjnë të afërmit e saj.

Të gjithë ata që duan të kontribuojnë mund të klikojnë KËTU, për të aksesuar llogarinë në “gofundme” ku po mblidhen para për t’i shpëtuar të resë jetën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat