Fuga: Deputeti zgjidhet për atë që ka bërë dhe jo për atë që do të bëjë, nuk votohet me besim

Shqipëria

Fuga: Deputeti zgjidhet për atë që ka bërë dhe jo për atë që do të bëjë, nuk votohet me besim

Më: 19 mars 2021 Në ora: 00:52
Artan Fuga

Profesori Artan Fuga u shpreh se intelektuali ka një mospërputhje parimore me politikën.

Për Fugën, intelektuali është në minorancë gjithmonë, ndërsa politikani do të jetë në shumicë.

Fuga: Intelektuali ka një mospërputhje parimore me politikën. Ai ka dramën e madhe përderisa është i tillë, mendon gjëra të cilat të tjerët nuk e kanë për detyrë dhe nuk kanë kohën që t’i mendojnë. Intelektuali është në minorancë gjithmonë, ndërsa politikani do të jetë në shumicë.

Unë shikoj te listat figura shumë të mira, që janë me statusin e një deputeti. Por ka disa të tjerë që kanë një staturë lokale dhe nuk mund të ngrihen në një staturë kombëtare dhe të shkojnë në kuvend, për të votuar ligje dhe të jenë në komisione.

Një deputet zgjidhet për atë që ka bërë dhe jo për atë që do të bëjë. Nuk mund ta votosh dikë që thotë më votoni për skuadrën. Nuk mund ta jap votën me besim, por me logjikë. Mënyra se si kandidatët vendosen, për mua sjell një lloj diferencimi rajonal dhe fetar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat