Zgjedhjet/ Ndryshon urdhri: Pas 25 marsit lejohen tubimet dhe grumbullimet

Shqipëria

Zgjedhjet/ Ndryshon urdhri: Pas 25 marsit lejohen tubimet dhe grumbullimet

Më: 19 mars 2021 Në ora: 15:14
Foto ilustrim

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që detyronte qeverinë të ndryshonte urdhrin për ndalimin e grumbullimeve, sot ka ardhur dhe vendimi.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka ndryshuar aktin normativ që ndalonte grumbullimet deri në një afat të pacaktuar.

Grumbullimet tani ndalohen deri në datën 25 mars, ndërsa me nisjen e fushatës elektorale, lejohen takimet e gjera.

Urdhri i botuar sot në Fletoren Zyrtare:

Për një ndryshim në urdhrin nr. 633,datë 17.11.2020 ‘për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura’.

Në mbështetje të nenit 102, pika 4, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të nenit 7, pika 4, të ligjit nr.15/2016, ‘Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive’, të udhëzimeve të Institutit të Shëndetit Publik, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga infeksioni i shkaktuar nga COVID-2019, si edhe vendimit të Komitetit Teknik nr. 1356, datë11.3.202

URDHËROJ: Në urdhrin nr.633, datë 17.11.2020, ‘Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura’, bëhet ndryshimi si vijon:

1. Në pikën 1 të urdhrit,togfjalëshi ‘deri në një urdhër të dytë’ zëvendësohet me togfjalëshin’ deri në datën 25.3.2021’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat