Nishani: Kërcënim për sigurinë provokimi i Vuçiqit për Kosovën, turp që s’ka reagim nga Tirana

Shqipëria

Nishani: Kërcënim për sigurinë provokimi i Vuçiqit për Kosovën, turp që s’ka reagim nga Tirana

Më: 19 mars 2021 Në ora: 17:40
Bujar Nishani

Ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka reaguar ndaj presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, pasi ky i fundit ka provokuar në rrjete sociale duke publikuar një fotografi në të cilën shihet harta e Kosovës e mbuluar me flamurin e Serbisë.

Nishani thotë se provokimi i Vuçiqit është i rëndë dhe kërcënim për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.

“Provokimi i Presidentit të Serbisë Vuçiç mbi Republikën e Kosovës është një provokim dhe kërcënim mbi sigurinë dhe stabilitetin e të gjithë rajonit”, ka shkruar Nishani.

Ai tutje ka përmendur edhe të bëmat e Serbisë gjatë luftës së fundit në Kosovë, ndërkohë ka kritikuar Ilir Metën dhe Edi Ramën që s’kanë reaguar lidhur me një provokim të tillë të Vuçiqit.

"Nuk është aspak e largët koha kur Serbia për hegjemoni nisi luftra të përgjakshme në rajonin e Ballkanit, kundër Sllovenisë, kundër Kroacisë, kundër Bosnje-Herzegovinës e kundër Kosovës.

Luftrat e nisura nga Serbia, i shkaktuan këtij rajoni mijëra viktima, genocid, shkatërrime masive dhe eksod të popujve drejt Evropës.

Tentativa e provokime të njëjta përsëri, janë një “ogur” i keq për paqen e stabilitetin ne kufijtë evropian.

Megjithëse ky një kërcënim e provokim i hapur, asnjë reagim apo denoncim nga Tirana zyrtare.

Turp e paçin faqen e zezë!

Nuk mund të presësh gjë tjetër prej argatëve të Beogradit në Tiranë, veç heshtjes!", ka shkruar Nishani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat