Drogë në makinë dhe nën dyshek, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë në Itali

Shqipëria

Drogë në makinë dhe nën dyshek, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë në Itali

Më: 19 mars 2021 Në ora: 18:54
Pamje nga vendi i ngjarjes

Dy të rinj shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi u kapën me një sasi droge. Ata u arrestuan mbrëmë gjatë një kontrolli nga ana e policisë në Arezzo të Italisë.

Mediat italiane raportojnë se policia pikasi një makinë të parkuar, brenda të cilit qëndronin dy persona, shtetasi me inicialet N.T., dhe A.K, i cili ishte ulur në vend të pasagjerit, banues të dy në Arrezzo.

Gjatë kontrollit, policia gjeti në sediljen e pasagjerit, 60 gr drogë dhe një shumë parash prej 425 euro.

Ndërkohë që në shtëpinë e shtetasit me inicialet N.T, nën dyshekun e krevatit iu gjetën 3 pako me hashash, që kishin një peshë prej 320 gr.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat