‘Merrini lekët, por votoni LSI’, Vangjel Tavo zbulon pazarin e votave

Shqipëria

‘Merrini lekët, por votoni LSI’, Vangjel Tavo zbulon pazarin e votave

Më: 19 mars 2021 Në ora: 22:43
Vangjel Tavo

Ish-deputeti i LSI-së, aktualisht i pari në listën e Gjirokastrës, Vangjel Tavo ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin “Zonë e Lirë”.

Ai tha se ka fakte që vota familjare ka shkuar në 500 euro, dhe po për 500 euro po u merret karta ID atyre personave që dihet se do të votojnë kundër maxhorancës.

Ai gjithashtu u bëri thirrje të gjithëve që nëse dikush u ofron 500 euro, t’i marrin paratë, por të votojnë LSI.

“Është rritur pazari Çani, është rritur rroga. Ka shkuar në 500 euro sepse po hidhen në treg lekët e hashashit. Janë lekë të vjedhura, dhe unë i them qytetarëve që t’i marrin lekët dhe të mos i votojnë, të votojnë LSI. Unë kam fakte edhe që qytetarëve po u merren karta e ID për 500 euro në mënyrë që të mos votojnë maxhorancën”, tha Tavo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat