Aksidenti në Korçë, niset me helikopter për në Tiranë i lënduari pas përkeqësimit të gjendjes

Shqipëria

Aksidenti në Korçë, niset me helikopter për në Tiranë i lënduari pas përkeqësimit të gjendjes

Më: 20 mars 2021 Në ora: 13:28
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Korçë, ku një person përfundoi në gjendje kritike në spital.

Bëhet me dije se gjendja e të aksidentuarit (identiteti i të cilit nuk dihet ende), është rënduar dhe ai është nisur me helikopter nga Korça për në Tiranë.

Kujtojmë që aksidenti ka ndodhur ditën e djeshme në Korçë.

Aty një makinë ka përplasur një motor, drejtuesi i këtij të fundit ka marrë plagë të rënda dhe sot është nisur për mjekim më të specializuar në Tiranë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat