Rama tregon si e bindi aktorin Petrit Malaj që të ishte kandidat i PS

Shqipëria

Rama tregon si e bindi aktorin Petrit Malaj që të ishte kandidat i PS

Më: 20 mars 2021 Në ora: 15:01
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot kandidatët e qarkut të Kukësit, ku zbuloi bisedën me ish-rektorin e Arteve Petrit Malaj, për ta bindur që të bashkohej me ekipin e socialistëve. 

Kreu i qeverisë tha se biseda nuk ka qenë e lehtë, ndërsa aktori i njohur Petrit Malaj tha se i ka hyrë kësaj gare vetëm për të marrë përgjigjësi dhe për të sjellë një ndryshim në këtë qark. 

“Nuk e kisha menduar që do isha kandidat për deputet. Ishit ju që më nxitët. Iu përgjigja me dëshirë kësaj ftese, sepse mendoj që së bashku mund të ndryshojmë. Kam gjetur shumë njerëz punëtor që kanë mirëpritur kandidaturën time. E gjitha ka për të shkuar në hullinë tonë, falë përkushtimit dhe përgjegjësisë. I kam hyrë kësaj gare vetëm për të marrë përgjegjësi. Unë ju quaj njeriun e punës, jo vetëm të fjalës, paçka se edhe fjalën e artikuloni në mënyrë të shkëlqyer”, tha Petrit Malaj.

“Për hir të së vërtetës të jam unë mirënjohës. Sepse të thashë nuk do të kisha shqetësuar me këtë ftesë sepse ti je gur i rëndë në vend të vet, por ka qenë insistimi i miqve në Tropojë që donin patjetër që Petrit Malaj të ishte mundësia e tropojanëve për të zgjedhur që më shtyhu të shqetësoj. Biseda nuk ka qenë e lehtë. Ne njihemi prej kohësh, respekti është reciprok. Biseda nuk ka qenë e lehtë sepse më ke kërkuar me këmbëngulje të dije në avancë çfarë do sillte për komunitetin atje. Je përfaqësues i tropojanëve të butë dhe të vendosur. Më ka ardhur shumë mirë që në bisedë, e ke vlerësuar ndryshimin që ka ndodhur, por patjetër ashtu si për ty edhe për mua është i pamjaftueshëm”, u shpreh Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat