Tabaku: Në 25 prill zgjidhet midis premtimeve 3D dhe angazhimeve konkrete

Shqipëria

Tabaku: Në 25 prill zgjidhet midis premtimeve 3D dhe angazhimeve konkrete

Më: 20 mars 2021 Në ora: 15:06
Jorida Tabaku

Jorida Tabaku, kandidatja e PD në Tiranë, ka vazhduar edhe sot takimet me banorët të Tiranës për të përcjellë mesazhin se "Në 25 prill zgjidhet midis premtimeve 3D dhe angazhimeve konkrete."

Tabaku u tha qytetarëve se "ka ardhur koha që shqiptarët të mendojnë për atë që u bën më shumë punë! Këto zgjedhje janë të rëndësishme jo sepse duhet të zgjedhin mes Bashës dhe Ramës.

Në 25 prill votohet për familjet e çdo shqiptari, për secilin nga ne pasi vetëm kështu Shqipëria fiton. Zgjidhet midis premtimeve 3D dhe angazhimeve konkrete. Ka një zgjedhje midis një kryeministri që sulmon dhe atakon shqiptarët dhe një tjetri që ofron qytetari.

Zgjedhja është e thjeshtë dhe e qartë. Vota për PD! Vota për numrin 9 në listë! Vota për Lulzim Bashën është një hap drejt BE-së dhe një Shqipërie që Fiton."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat