Vasili në Rrogozhinë e Kavajë: Qytetarët u kanë vënë vizën Ramës dhe Veliaj, kujdes mos u rruajnë ndonjë gjë

Shqipëria

Vasili në Rrogozhinë e Kavajë: Qytetarët u kanë vënë vizën Ramës dhe Veliaj, kujdes mos u rruajnë ndonjë gjë

Më: 20 mars 2021 Në ora: 17:23
Petrit Vasili

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka zhvilluar një takim me strukturat e kësaj force politike në Rrogozhinë dhe Kavajë.

Në Rrogozhine ai prezantoi dhe kandidatin e LSI në këtë qytet zotin Agron Karaj.

Vasili tha se është momenti për të bërë ndryshimin midis kandidatëve tanë dhe atyre të Rilindjes.

Sipas tij, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nuk ka ardhur në Kavajë dhe Rrogozhinë për t’i shërbyer qytetarëve por për të grabitur Kavajën dhe Rrogozhinën ashtu siç po bën në Tiranë.

“Shikoni mirë kur tu afrohet se çfarë do tu rrëmbet, do tu rruajnë ndonjë gjë. Këta duan të bëjnë shtetin e legenave dhe qelbësirave që të rrëmbejnë pronën dhe të drejtën pa ligj dhe asgjë. Qytetarët i kanë vënë vizën edhe Edi Ramës, edhe Erion Veliaj”.

Ai tha se në këtë muaj të fundit është koha për përballje dhe për të mos pasur frikë.

Sipas Vasilit, rilindasit po tentojnë të fusin frikën tek qytetarët duke përdorur pushtetin, por ne theksoi ai, duhet t’i dalim përballë për të mbrojtur veten dhe të gjithë qytetarët

“Nëse këta duan të na përplasin me të fortë, si ta duan, ne na kanë këtu të gjithë nga ju deri në veri. Njerëzit e kanë marrë vendimin e tyre.Kanë nga tre, katër fëmijë dhe nuk kanë asnjë në shtëpi.Rrijuni përballë dhe shikoni se çfarë frikacakësh janë. Data 26 vjen shpejt dhe do të shikoni si do të ikin si minjtë në vrima.”

Nënkryetari i LSI, ka zhvilluar dhe disa takime në qytetin e Kavajës me qytetarë dhe biznese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat