Tabaku takim me studentë të Fakultetit të Drejtësisë: Subvencionojmë të gjitha tarifat e arsimit të lartë

Shqipëria

Tabaku takim me studentë të Fakultetit të Drejtësisë: Subvencionojmë të gjitha tarifat e arsimit të lartë

Më: 20 mars 2021 Në ora: 18:22
Foto nga takimi

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, zhvilloi një takim me studentë të Fakultetit të Drejtesisë.

Kurrikula e papërshtatshme, biblioteka dixhitale që nuk funksionon, shkëputja totale e Universiteteve nga tregu i punës apo tarifat e larta janë shqetësimet e studentëve, që nuk kanë gjetur zgjidhje.

Zonja Tabaku tha se problemi qëndron te Ligji i Arsimit të Lartë, të cilin Partia Demokratike do ta zhbëjë sapo të vijë në pushtet, pasi ai është penalizues për studentët. Përsa i përket punësimit ajo sqaroi se në programin e PD parashikohet lidhja e universitetit me tregun e punës, me biznesin dhe ministrinë përkatëse.

BASHKËBISEDIMI I TABAKUT ME STUDENTËT

E vlerësoj jashtëzakonisht shumë faktin që keni ardhur këtu në mes të sezonit, në një vit shumë të vështirë edhe për ju personalisht, por edhe për familjet tuaja!

-Ndoshta shqetësimet më kryesore për mendimin tim është kurrikula. Fakulteti i Drejtësisë megjithëse ka ndryshuar program studimi, të tipit unë jam viti i fundit që po e mbyll bachelorin dhe viti pas meje që është Armela, kalojnë me program të integruar të nivelit të dytë. Dalin pra Master Shkencor automatikisht, kurrikula ka mbetur e njëjtë dhe është një kurrikul që ka qenë që nga viti 1991. Problemi i kurrikulës është që është shumë e cunguar, ose në shumë raste është shumë e vjetëruar për t’u përshtatur me kërkesat e punës. Unë e kam vënë re edhe ngaqë jam në marrëdhënie pune.

Ndonjëherë ato që është tregu i punës realisht me ça mëson në shkollë nuk përputhen, domethënë në pjesën më të madhe të rasteve, nuk përputhen fare. Pjesa tjetelër që doja të cekja është për mungesën e praktikave, shkolla domethënë, janë shumë të paktë studentët, që mund të bëjnë praktika, ose që mund të jenë në marrëdhënie pune. Dhe shumica e studentëve, domethënë drejtësia është një degë që do edhe praktikën, se në fund të ditës mësojmë përshembull, viti i tretë mësojmë Procedurën Civile, mësojmë padinë, po ne nuk mund të shkruajmë një kërkesëpadi. Nëse do na jepej të shkruanim një kërkesëpadi, do ngeleshim 3 orë rresht dhe mund të gjenim, ndoshta një model në internet dhe do ndryshonim vetëm atë llojin e shkrimit
.
-Bibliotekë dixhitale keni akses?

-Bibliotekë dixhitale nuk kemi akses, është bërë, propagandohet që është bërë, po nuk e di nëse ka student që mund të ketë akses.

-Ju jeni të gjithë studentë shumë të mirë, disa prej jush edhe të ekselencës dhe e kuptoj që shqetësoheni për brendinë e asaj që mësoni dhe fakti që kurrikula nuk është e lidhur me tregun e punës, është faktor në të gjitha universitetet. Juridiku është thjesht një shembull, po ne kemi shumë juristë që dalin në treg, kemi njëkohësisht jashtëzakonisht shumë, legjislacion që ndryshon dita ditës, që ka nevojë të përshtatet, po njëkohësisht të rregullohet dhe me trendet e fundit të kurrikulave dhe të mësimdhënies. Të gjithë kanë mundësi që të kenë një praktikë pune të paguar dhe ne kemi në plan që 10 mijë praktika pune të paguara, të jenë për studentët, të cilët përfundojnë. Lidhja me tregun e punës dhe fakti që studentët ,thonë janë më shumë akademike sesa duhet dhe jo aq praktike është një nga problemet kryesore. Asaj që ne kemi menduar që do të quhet Triadë, por që do të lidhë universitetin me tregun e punës, me biznesin dhe me ministrinë. Pra të tre të ulur në një portemë, në një institucion që do të jetë i formalizuar ku të diskutojnë, se çfarë janë nevojat e tregut të punes dhe si mund të përshtatet kurrikula me nevojat e tregut të punës. Se nëqoftëse kurrikula vazhdon është akademike, e njëjtë me vitin 1991, është e pamundur që ju të dilni në treg pune dhe të filloni menjëherë të punësoheni. Nëqoftëse nuk ke bibliotekë hardëare, nëqoftëse nuk të ofrohet një bibliotekë soft atëherë e ke të pamundur që të shkruash një tezë, të shkruash një diplomë, të shkruash një detyrë kursi dhe unë mendoj që duhen shfrytëzuar të gjitha mundësitë që ofrohen. Ne duhet t’i kemi studentët të pavarur së pari po së dyti edhe të shkruajnë detyra, punime të mira sepse ajo është baza, përndryshe pastaj i detyron studentët të shkojnë drejt plagjiarizmit ,kur nuk kanë asnjë bazë për të bërë research dhe kur nuk kanë asnjë informacion për të bërë research.

-Tarifat kanë mbetur po njësoj, mësimi nuk ka qenë aspak efiçent dhe më e rëndësishmja është, që ne nuk na premtohet asgjë në tregun e punës nesër dhe çfarë plani konkret, ka Partia Demokratike për ne dhe a do të rikthejë besimin që të rinjtë kanë humbur?

-Rikthimi i shpresës, është sfida më e madhe dhe e di kush është sfida më e madhe? E diskutojmë me qytetarët përditë. Sfida më e madhe është, që këto që ne po angazhohemi për t’i realizuar pas 25 prillit, ti kthejmë me të vërtet në premtime të mbajtura, përndryshe shpresa vdes në menyrë përfundimtare. Së pari, ashtu si në gjithë botën, mendoj që mund të ishte integruar leksioni me seminarin, në auditor duke ruajtur distancat. Fakultete si Ekonomiku, Juridiku, e kanë mundësinë për hapësirat që mund të ishin bërë seminaret në klasa. Edhe viti i kaluar edhe ky vit tarifat u paguan të plota, nderkohe që sherbimi nuk është ofruar, nuk e di nëse e ke dëgjuar, por për familjet me të ardhura nën 64 mijë lekë, ne do të subvensionojmë të gjitha tarifat e arsimit të lartë. Nuk do të mbetet asnje student, asnjë student pa studiuar për çështje financiare!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat