Fushatë në kohë pandemie/ Tabaku: Ka dhe të mira, shkojmë derë më derë

Shqipëria

Fushatë në kohë pandemie/ Tabaku: Ka dhe të mira, shkojmë derë më derë

Më: 20 mars 2021 Në ora: 18:40
Jorida Tabaku

Kandidatja për deputete e PD në Tiranë, Jorida Tabaku e ftuar në emisionin ‘’Kjo Javë’’ të Nisida Tufës në News24 ka folur për fushatën e saj në kohë pandemie.

Tabaku thotë se gjatë kësaj fushate po harxhohet më shumë kohë, pasi vetë ajo po shkon derë më derë tek qytetarët në mungesë të takimeve të mëdha.

Ajo thotë se problematika më e madhe që po has tek qytetarët është vrasja e shpresës, ndërkohë që siguron se slogani i PD ‘’Shqipëria fiton’’ nuk është vetëm sloga.

Për Tabakun, PS po riciklon premtimet e 8 viteve ndërsa janë lodhur nga egoja e Ramës tashmë.

”Pandemia na i ka ndryshuar dinamikën, nuk bëjmë dot takime të mëdha. Nuk arrijmë dot tek njerëzit, por ka dhe të mirat sepse shkojmë derë më derë, harxhojmë kohë. Situata është mjaft e keqe sidomos ajo ekonomike. Ndoshta nuk e kuptojmë se çfarë ndodh në qendrën e Tiranës, dhe jo më jashtë saj. Ne kemi bërë 8 vite opozitë, për ekonominë, korrupsionin dhe rininë. Problematika më e madhe që ka ndodhur është vrasja e shpresës. Shumë prej tyre, ndoshta të zhgënjyer ng 2013 e shohin me skepticizëm që një forcë politike do t’i mbajë angazhimet.
Unë e kam në mendjen time, edhe PD që e ka shpalosur. Shqipëria fiton nuk është vetëm slogan. Kemi studiuar nevojat. Kemi menduar që Shqipëria fiton arsimin, shëndetësinë, punësimin. Sot qytetarët kërkojnë normalitet, që do të thotë a e kthejmë dot normalitetin, sigurinë, rendin, ekonominë. Këtë ne diskutojmë.
PS ka një model të provuar. E dimë kush është kapaciteti. Premtoi në 2013, tani po riciklon të njëjta. Kjo është situata. Ne ofrojmë model të ri në ekonomi, vendimmarrje. Që ka në bazë të saj ndryshimin e sistemit dhe marrjen e disa vendimeve të vështira. Këtu qëndron meritokracia. Taksa e sheshtë 9% do të fuqizojë shtresën e mesme, rrit mundësitë e punësimit. Nuk është vetëm element i izoluar, është menduar se si ekonomia të çlirojë më shumë energji. Ky është sistemi që duam të ngremë. Nuk do të ketë asnjë përjashtim ligjor. Kryeministri i nesërm Lulzim Basha ka hequr dorë nga disa përgjegjësi që ka sot, dhe do e shpërndajë në disa institucione. Shqiptarët janë të lodhur nga egoja e Ramës, që ka mbizotëruar të gjitha pushtetet. E thashë dhe më parë, është një model që e kërkon ekonomia.”- tha Tabaku.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat