Panik te pasagjerët, autobusi i transportit qytetas në Vlorë shpërthen në flakë gjatë ecjes

Shqipëria

Panik te pasagjerët, autobusi i transportit qytetas në Vlorë shpërthen në flakë gjatë ecjes

Më: 20 mars 2021 Në ora: 18:43
Foto ilustrim

Një autobus i linjës së transportit qytetas  në Vlorë është përfshirtë nga zjarri mbrëmjen e sotme.

Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit, pranë gjimnazit “Halim Xhelo”.

Siç mësohet, autobusi ka qenë në ecje kur ka marrë flakë por veç panikut te pasgjerët nuk ka shkaktuar të lënduar.

Shkak i zjarrit dyshohet se është bërë një defekt në motor. Zjarrfikësja po bën shuarjen e flakëve ndërsa policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat