“Basha hajde në Berat, Rama ik”, letra e vogëlushit që surprizoi Bashën

Shqipëria

“Basha hajde në Berat, Rama ik”, letra e vogëlushit që surprizoi Bashën

Më: 20 mars 2021 Në ora: 20:14
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike  u surprizua teksa ishte në një familje pensionistësh në Berat.

Djali i vogël i familjes i quajtur Xhoel i dha një letër ku i shkruante: “Basha hajde në Berat. Rama ik nga Berati”.

Basha ka premtuar se me ardhjen e Partisë Demokratike në pushtet, do të ketë rritje të pensioneve me 5% në vit.

Sa i takon çmimit të energjisë Basha ka thënë se do të ketë një fashë që favorizon familjet pensioniste.

Basha: Për demokracinë Beratase. Të gjithë shqiptarët mezi po e presin. Më ka bërë shumë përshtypje se si po më presin qytetarët.  E kuptoj shumë mirë se bëhet për ndryshimin që bëhet.Është realiteti kudo i pensionistëve. Nuk premtojmë mrekulli por rritja e pensionit do rritet minimalisht dy herë sa norma e inflacionit dhe jo më pak se 5% në vit. Të paktën do keni më shumë para nga rritja e pensionit nëse rriten çmimet.

Do kemi fashë mbrojtëse  30 kilovat orë. Që familjet të kemi çmim favorizues. Se nuk mund ta paguani ju njëlloj si ata që e harxhojnë dyfish. Reforma shëndetësore do ketë rimbursim sipas diagnozës. Ai rimbursimi që është tani është e korruptuar. Ilaçet për pensionistët do të rimburoshen dhe do u kthehet dinjiteti. Cfarë është pronë publike do u kthehet pronarëve. Do ketë kthim fizik pronash pronarit. Si ai ligji i shpronësimit të dytë do të anulohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat