Basha viziton kalanë e Beratit: Kur vij këtu rrënqethem, do mbështesim trashëgiminë kulturore

Shqipëria

Basha viziton kalanë e Beratit: Kur vij këtu rrënqethem, do mbështesim trashëgiminë kulturore

Më: 20 mars 2021 Në ora: 21:52
Lulzim Basha

Gjatë vizitës së tij në Berat, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u ndal edhe në kalanë e këtij qyteti.

Ai u shpreh se kjo kala është një vlerë historike e paçmueshme të këtij qyteti.

Erioni, mirëmbajtësi i kalasë u shpreh, se shumë trashëgimin kulturore në Shqipëri kanë nevojë për restaurime dhe studiues për bërthama studimi.

Basha shprehu mbështetjen për restaurimin e trashëgimisë kulturore me të gjitha format dhe mënyrat nga qeveria e ardhshme.

Ai gjithashtu tha se vlerat e kulturës dhe e monumenteve historike të Shqipërisë janë shumë por që nuk janë ekspozuar siç duhet dhe që kanë pësuar goditje gjatë rrëgjimit diktatorial.

Sipas Bashës, mjafton tё tregojmë vullnetin tonё pёr tё çelur, pёr tё ç ‘kyçur ndihmën europiane pёr tё mbajtur objektet e kultit, sepse kёtu Europa ka dhe gjen njё ndёr traditat mё tё zhvilluara dhe mё unike tё bashkëjetesës fetare.

Restauruesi: Trashëgimi kulturore në këto momente kemi pa fund në territorin e Shqipërisë. Ne kemi nevojë shumë për restaurues, studiues për bërthama të tilla që duhet patjetër t’i shtojmë bërthamat, të krijojmë bërthama të tilla studimi dhe restaurimi.”

Lulzim Basha: Në Bolonja ke mbaruar?

Restauruesi: Në Bolonja. Universiteti i Bolonjës, Ravena ishte fakulteti sepse Bolonja ka disa asete të ndryshme që është e shpërndare, është universitet madhorë.

Lulzim Basha: Dhe prej 12 vitesh shërben këtu në qytetin tënd?

Restauruesi: Prej 12 vitesh, gati 12 vite.

Lulzim Basha: Për mua është detyrim që e para e punës jo vetëm mos të kesh keqardhje që je kthyer por të jesh krenar që je kthyer dhe detyrim do të thotë që të mbështesim, të mbështesim restaurimin dhe trashëgiminë kulturore me të gjitha format dhe mënyrat dhe e dyta të bëjmë shembull edhe për ata që kanë mundësi të kontribuojnë në vendin e tyre por që i pengojnë ndoshta nevojat bazike, familjare, ekonomike të kthehen dhe të kontribuojnë këtu. Të kthehen dhe të restaurojnë trashëgiminë kulturore shqiptare me të njëjtin pasion, madje me më shumë pasion se ç’mund të bëjnë punën e tyre në Itali apo diku tjetër. Tani po të them këtë gjë. Unë kam studiuar në një qytet, në Holandë që ka qenë qendra e krishterimit të asaj zone. Dhe po ju them që ata kanë një pasuri të jashtëzakonshme të objekteve të kultit dhe ka një histori shumë të madhe të perandorëve të perandorisë së shenjtë romako-gjermane siç i thonë.

Pra, është një kryeqendër e mesjetës dhe unë duke qenë student atje kam patur mundësinë të vizitoj pothuajse të gjithën. Mendoj që i kam vizituar të gjitha ato sitet e trashëgimisë kulturore dhe të trashëgimisë historike. Është një qytet me histori shumë të pasur dhe prapë kur vij këtu rrënqethem sepse historia këtu është shumë më e pasur dhe është shumë më intriguese por është e pa zbuluar.

Atje jo vetëm që është mirëmbajtur por është kthyer në një pasuri të jashtëzakonshme për qytetin. Përllogaritet për qindra milion Euro fitime që vijnë për ekonominë e qytetit, për të punësuarit në atë sektor duke vizituar këto site. Sigurisht, po e bëj këtë krahasim sepse atë qytet e njoh mirë sepse kam studiuar por prapë, kur vij këtu dhe ju dëgjoj ju, ju them diçka që ja thoja atëherë me shaka miqve të mi holandezë.

Shiko, mos u nxisni shumë sepse kjo që ju me të cilën krenoheni ka ardhur tek ju përmes rrugës apostolike, ka ardhur përmes Ballkanit, ka ardhur përmes Shqipërisë dhe ka ardhur tek ju qindra, mos të them mijëra vjet pasi e kemi kultivuar ne dhe gjithçka me të cilën ju krenoheni me të drejtë të jeni të sigurt që e kemi, e kemi patur. Vetëm që ne kemi patur fatin e keq mos ta ekspozonim. Madje është goditur rëndë. Në vitet 67-68 janë shkatërruar pasuri tё pakthyeshme tё kësaj trashëgimie kulturore. E rëndësishme ёshtё qё kemi njerëz me shpirt si ty, si kolegu, qё kishte studiuar nё Bolonjё, Erioni dhe ёshtё këtu me ne. Po.

Qё edhe nё kёto kohё tё vёshtira po kujdeseni dhe po jepni kuptim dhe po jepni ekspozim kёsaj pasurie tё jashtёzakonshme dhe unё e di gjithçka qё njerëzit e dijes, qё njerёzit e shkencës si profesori qё përmendët ju, Shabani, qё paska ardhur me njё ekip xhirimi dhe shkencëtar shqiptar dhe tё haj presin vetёm njё mbështetje nga qeveria dhe e them dhe njё herё atё qё i thash dhe Erionit, nuk ka nevojë ne qё tё harxhojmë miliona, mjafton tё tregojmë vullnetin tonё pёr tё çelur, pёr tё ç ‘kyçur ndihmën europiane pёr tё mbajtur objektet e kultit, qofshin këto kisha, xhamia, teqe sepse këtu Europa ka dhe gjen njё ndër traditat mё tё zhvilluara dhe mё unike tё bashkëjetesës dhe tё respektit tё ndёrsjelltё midis besimeve fetare. Por nё tё njëjtën kohё gjen monumente tё tilla qё bёjmё krenar çdo shqiptar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat