Basha pas takimeve në Berat: Këto zgjedhje nuk janë as për mua, as për Ramën

Shqipëria

Basha pas takimeve në Berat: Këto zgjedhje nuk janë as për mua, as për Ramën

Më: 21 mars 2021 Në ora: 00:56
Foto nga takimi

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar një mesazh pas takimeve që pati të shtunën në qarkun e Beratit.

“Sot në Beratit ku takova dhe bisedova me qindra qytetarë, sipërmarrës, të rinj e të reja, gra e burra entuziastë për ndryshimin që po vjen.

Beratasit janë të bindur tashmë se koha e Ramës ka kaluar. Në 8 vite ai vetëm e rrënoi Shqipërinë. Berati si e gjithë Shqipëria pret me padurim ndryshimin e madh. Ndryshim që do të vendoset më 25 prill me votën e shqiptarëve.

Këto zgjedhje nuk janë për Ramën apo për mua. Këto zgjedhje janë për shqiptarët!” Më 25 prill, Rama humb dhe Shqipëria fiton! #ShqipëriFITON”- shkroi Basha në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat