Tritol shtëpisë së punonjësit të SHIK në Burrel, policia zbardh dyshimet e para

Shqipëria

Tritol shtëpisë së punonjësit të SHIK në Burrel, policia zbardh dyshimet e para

Më: 21 mars 2021 Në ora: 09:27
Foto ilustrim

Burreli është tronditur mbrëmjen e djeshme nga një shpërthim me tritol.

Mësohet se sasia e lëndës plasëse ka shpërthyer në shtëpinë e punonjësit të SHIK, Alfred Karaj.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00, ndërkohë që kanë nisur menjëherë hetimet në lidhje me ngjarjen.

Ekspertiza është zhvilluar nga policia dhe ekspertë të ardhur nga Tirana, ndërkohë që po monitorohen kamerat që të bëhet i mundur identifikimi dhe kapja e autorit. Pista paraprake në të cilën janë shtrirë hetimet është sulmi për shkak të detyrës së punonjësit të SHIK.

Sipas gazetarit të Ora News, Spartak Doçi, familja ka qenë në Tiranë në momentin e shpërthimit, duke shmangur dëmtimet në njerëz.

Dëmet materiale kanë qenë të mëdha, duke dëmtuar strukturat e banesës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat