“Më vodhën paratë, ishte një grua…”, 45 vjeçarja denoncon vjedhjen e një shumë të madhe parash

Shqipëria

“Më vodhën paratë, ishte një grua…”, 45 vjeçarja denoncon vjedhjen e një shumë të madhe parash

Më: 21 mars 2021 Në ora: 10:40
Foto ilustrim

Një 45 vjeçare ka denoncuar në polici vjedhjen e një shume të konsiderueshme parash.

Sipas denoncimit, në banesën e saj i ka shkuar një grua, e cila me anë të mashtrimit ka arritur t’i marrë shumën prej 160.000 lekë.

Njoftimi:

Më datë 20.03.2021, shtetësja L. T., 45 vjeçe, kallëzon se në rrugën “Skender Jareqi”, në banesë, i ka shkuar një grua (e paidentifikuar), e cila në anë të mashtrimit i ka marrë shumën prej 160.000 lekë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autores.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat