Zyrat e PS në Fier u sulmuan me gurë, zyrtari drejton gishtin te kundërshtarët: Kërkojnë destabilizimin

Shqipëria

Zyrat e PS në Fier u sulmuan me gurë, zyrtari drejton gishtin te kundërshtarët: Kërkojnë destabilizimin

Më: 21 mars 2021 Në ora: 13:08
Aljosha Doko

Në orët e para të mëngjesit në Fier janë sulmuar me gurë duke dëmtuar xhamat, zyrat elektorale të PS dhe PDIU. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “1 Maji” të qytetit.

Bashkëkryetari i shtabit elektoral të PS-së në lagjen 1 Maji, Aljosha Doko, tha se veprimi i thyerjes së zyrave ishte i turpshëm, dhe drejtoi gishtin nga kundërshtarët, edhe pse nuk pranoi që të thoshte emra.

“Dëshmi e qartë e asaj që ofrojnë këto forca, ku qyteti i Fierit kërkon paqe dhe bashkëpunim. PS kërkon zhvillim, këto forca kërkojnë destabilizimin, ne nuk e vendosim se cilat janë ato, atë e vendos drejtësia. Kjo është një lojë e atyre që kërkojnë të shkëpusin vëmendjen, ne nuk na vjen fare mirë që shtabet elektorale të goditen”, shprehet ai.

Ndërkohë nga zyra e PDIU u tha se presin të gjenden autorët. Policia e Fierit njoftoi se po punon për zbardhjen e ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat