“Pas 25 Prillit rikthejmë sigurinë”, Bushati: Shteti në drejtim të paditur, krimi bën festë në Shkodër

Shqipëria

“Pas 25 Prillit rikthejmë sigurinë”, Bushati: Shteti në drejtim të paditur, krimi bën festë në Shkodër

Më: 21 mars 2021 Në ora: 21:18
Helidon Bushati

Mbrëmjen e sotme një 22-vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri në Shkodër.

Ngjarja e rëndë por fatmirësisht pa pasoja për jetën e Mikel Fushës erdhi rreth 24 orë pas ngjarjes tjetër kriminale, po në kryeqendrën e Veriut, ku mbetën të plagosur vëllezërit Doçi.

Lidhur me këtë situatë në Shkodër reagon edhe drejtuesi politik dhe kandidati për deputet nga PD, Helidon Bushati.

Sipas tij, teksa shteti është në drejtim të paditur, krimi në Shkodër bën festë.

Helidon Bushati: Dje përplasje me armë, sonte po përplasje me armë. Ndërsa shteti është në drejtim të paditur, krimi bën festë në Shkodër.

Kjo nuk është Shkodra. Shkodra nuk mund të jetë peng i ortakërisë së krimit me shtetin. Kjo qeveri nuk ka ofertë tjetër për qytetarët e Shkodrës.

Shkodra nuk mund të mbesë ma n’dorë t’horit!

Pas 25 Prillit, i rikthejmë sigurinë e munguar qytetarëve të Shkodrës!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat