Reshjet e borës në Korçë, 20 fshatra pa energji elektrike

Shqipëria

Reshjet e borës në Korçë, 20 fshatra pa energji elektrike

Më: 22 mars 2021 Në ora: 10:28
Korçë

Reshjet e dëborës në qarkun e Korçës kanë sjellë probleme me energjinë elektrike në disa zona.

Pa energji kanë mbetur 20 fshatra të njësive Gore dhe Moglicë.

Gjithashtu në njësitë administrative Dardhas, Trebinjë, Velçan dhe pjesërisht njësia Propisht ka mungesë të energjisë elektrike.

Grupet e OSHEE janë në terren për riparimin e defektit në këto zona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat