Mbërrijnë 10 mijë doza të vaksinës Sputnik/ Balla falenderon Princin e Kurorës së Abu Dhabi

Shqipëria

Mbërrijnë 10 mijë doza të vaksinës Sputnik/ Balla falenderon Princin e Kurorës së Abu Dhabi

Më: 22 mars 2021 Në ora: 16:05
Taulant Balla

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas mbërritjes në Shqipëri të 10 mijë dozave të vaksinës Sputnik, dhuratë nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Përmes një postimi në “Twitter” Balla i shpreh mirënjohjen lartësisë së tij Mohamed Bin Zayed, Princi i Kurorës i Abu Dhabi dhe Zëvendës Komandant Suprem i Forcave të Armatosura të Emirateve të Bashkuara Arabe, për dhurimin e 10 mijë vaksinave kundër Covid-19.

Sipas Ballës ky është një mesazh i fortë solidariteti dhe miqësie midis dy kombeve tona, siç ndodhi edhe për tërmetin e 26 Nëntorit 2019.

“Shqipëria i është mirënjohëse Lartësisë së tij Mohamed Bin Zayed, Princi i Kurorës i Abu Dhabi dhe Zëvendës Komandant Suprem i Forcave të Armatosura të Emirateve të Bashkuara Arabe, për dhurimin e 10 mijë vaksinave kundër Covid-19. Një mesazh i fortë solidariteti dhe miqësie midis dy kombeve tona, siç ndodhi edhe për tërmetin e 26 Nëntorit 2019”, shkruan Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat