“Jam palë në dialogun Kosovë-Serbi”, Vasili: Ta “falenderojmë” Ramën për sinqeritetin anti-kombëtar

Shqipëria

“Jam palë në dialogun Kosovë-Serbi”, Vasili: Ta “falenderojmë” Ramën për sinqeritetin anti-kombëtar

Më: 22 mars 2021 Në ora: 22:33
Petrit Vasili

“Nuk jam njeriu i duhur për të ndërmjetësuar midis Kosovës dhe Serbisë, sepse unë jam palë dhe si palë, unë mbroj detyrimisht interesat e Shqipërisë dhe të Kosovës bashkë”.

Kjo është një pjesë nga deklarata e kryeministrit Edi Rama sot në Paris gjatë takimit me presidentin Emmanuel Macron dhe që erdhi pak para se Kuvendi I Kosovës të votonte qeverinë e re Kurti.

Lidhur me këtë deklaratë të shefit të qeverisë reagon edhe nënkryetari i LSI Petrit Vasili.

Sipas tij, vërtetë Rama ka qenë palë por kundër Kosovës dhe në favor të Serbisë.

“Edi Ramën duhet ta “falenderojmë” për sinqeritetiun anti-kombëtar.

Vërtetë Edi Rama ka qenë palë, por egërsisht kundër Kosovës dhe sponsor i palodhur për ndarjen e saj në favor të Serbisë.

Ndaj Edi Rama tha sot “sinqerisht”: S’jam njeriu i duhur për dialogun Kosove Serbi”, tha “se jam palë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat