Tentoi të thyejë “arrestin shtëpiak” dhe të vjedhë, arrestohet 19 vjeçari në Berat

Shqipëria

Tentoi të thyejë “arrestin shtëpiak” dhe të vjedhë, arrestohet 19 vjeçari në Berat

Më: 23 mars 2021 Në ora: 08:45
Foto ilustrim

Policia ka arrestuar 19 vjeçarin E.L, 19 vjeç banues në Berat i shpallur në kërkim.

Sipas policisë, ky shtetas ndërkohë që ka qenë në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Në datën 19.03.2021, ka tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit S.M.

Materialet u referuan në Prokurorinë  Berat për veprat penale “Vjedhja” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi qëndrimit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat