Kuvendi votoi sot vaksinat ruse/ Manastirliu: Do bëjmë 15 mijë vaksinime në një ditë

Shqipëria

Kuvendi votoi sot vaksinat ruse/ Manastirliu: Do bëjmë 15 mijë vaksinime në një ditë

Më: 23 mars 2021 Në ora: 15:13
Kuvendi i Shqipërisë

Parlamenti i dha dritën jeshile përdorimit në vendin tonë edhe të vaksinës ruse dhe kineze krahas atyre Pfizer dhe Astrazeneca. Akti normativ u miratua me 95 vota pro.

Aktit normative të 10 Janarit 2021 ku parashikohej lejimi hyrjes dhe përdorimit të vaksinës Pfizer, i shtohet edhe një nen tjetër ku sanksionohet se “Vaksinat anti covid-19 aprovohen për përdorim të popullatës bazuar në aprovimet e agjencisë amerikane FDA dhe asaj Europiane EMA ose të trupave të tjera certifikuese të vendeve që prodhojnë vaksina anticovid19. Deri më tani vaksinat e tjera që janë miratuar dhe kanë marrë lejen e përdorimit në vendet e tyre, janë disa vaksina kineze si dhe vaksina ruse Sputnik V.

Ogerta Manastirliu ministre e shëndetësisë nga foltorja e parlamentit dha detaje për sasitë e tjera të vaksinës që pritet të vinë në vendin tonë si dhe tregoi se çfarë kapacitetesh vaksinimi janë në dispozicion.

Manastirliu: Presim dhe doza të tjera nga Covax, si dhe nga Pfizer. Akti që miratojmë sot hap rrugën për kompanitë prodhuese, distributorë që kanë certifikime të duhura në mënyrë që të vijojmë me planin dhe të arrijmë te vaksinimi masiv.

Miratimi i këtij akti, është pozitiv, kemi mjaftueshëm të dhëna tashmë për sa i përket vaksinave që qarkullojnë në botë, kemi mundësi të diversifikojmë portofolin e vaksinave. Është e rëndësishme , po punojmë të kemi kapacitet deri kur të nisë vaksinimi masiv 12-15 mijë vaksinime në ditë.

Siparin e ardhjes të vaksinës ruse Sputnik, në vendin tonë e hapi një dhurim prej 10.000 flakonësh, dhuratë ardhur paraditen e të hënës nga Princi i Kurorës së Emirateve të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed. Disa studime të ndryshme kanë mbërritur në përfundimin se vaksina Sputnik është ka një efektshmëri prej 91.6 përqind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat