Provimet në kohë pandemie/ 34 mijë maturantë janë duke u informuar online

Shqipëria

Provimet në kohë pandemie/ 34 mijë maturantë janë duke u informuar online

Më: 23 mars 2021 Në ora: 20:18
Foto ilustrim

Universitetet publike dhe private kanë nisur ditët e informimit për rreth 34 mijë maturantët për ti qartësuar në lidhje me zgjedhjen e degëve të studimit që duan por dhe kriteret që duhet të përmbushin.

Erion Muca: Maturanti duke qenë konfuz dhe i painformuar kërkon të dijë se ku mund të punojë nesër. Pra ata të kenë mundësi të projektojnë të ardhmen. Çfarë dëshirash ka, ku e sheh veten, a mund të riskojë? A ka identifikuar një prirje të veten që ta integrojë në një program studimi? E të tjera me radhë. Nga ana tjetër edhe ti nxisim që të bëhen e shumë më praktikë në përzgjedhjen e degëve që ka kërkesë të lartë në tregun e punës.

Mirëpo ndryshe nga herët e tjera prej pandemisë, takimet mes tyre janë zhvilluar online dhe për këtë arsye sipas ekspertëve të këshillimit dhe punësimit pjesëmarrja ka qenë e ulët”.

Erion Muça: Edhe vështirësia teknologjike në shkolla të ndryshme por nga ana tjetër edhe një përgjegjësi më e lartë që duhej të merrej nga gjimnazet për këtë moment të rëndësishëm për maturantët ka sjell deri më tani interes të ulët për të marr këtë informacion.

Zyrat vendore arsimore në bashkëpunim me drejtuesit e gjimnazeve dhe mësuesit e informatikës lajmërojnë nxënësit e klasave të 12 për orarin dhe ditën e zhvillimit të ditëve informuese me universitetet që ata të mos gabojnë me zgjedhjen se ku do të jenë studentë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat