Marrëveshja për vaksinën kineze, Tomini jep detaje: Brenda 72 orëve do të…

Shqipëria

Marrëveshja për vaksinën kineze, Tomini jep detaje: Brenda 72 orëve do të…

Më: 23 mars 2021 Në ora: 21:50
Eugena Tomini

Qeveria shqiptare ka arritur marrëveshjen për të siguruar vaksinën kineze nëpërmjet distributorit turk.

Burime për Top Channel bënë me dije se do të vijë një sasi e madhe dozash, ndërsa zv.ministrja Eugena Tomini tha në emisionin “Open” se gjatë 72 orëve në vijim do të kemi detaje mbi kontratën.

“Aktualisht jemi duke negociuar për vaksinën kineze. Akoma jemi në draft kontraktimi. Kur të përfundojë kontrata, do të jemi në dijë se sa doza do të marrim.

Në 72 orët në vijim, do të kemi detaje mbi kontratën për vaksinën kineze. Nuk kemi diçka të definuar përfundimisht”, tha Tomini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat