Ulen sërish temperatura, njihuni me parashikimin e motit për sot

Shqipëria

Ulen sërish temperatura, njihuni me parashikimin e motit për sot

Më: 24 mars 2021 Në ora: 07:30
Ilustrim

Sipas MeteoAlb, dita nis me mot të kthjellët por të ftohtë në të gjithë vendin tonë, por mesdita sjellë zhvillim të vranësirave lokale në zonat Veriore- Verilindore duke gjeneruar reshje të pakta dëbore. Ndërsa pasditja sjellë kthjellim të motit edhe në këto zona.

Temperaturat e ajrit ulen me të paktën 2 gradë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -5 deri 12°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor ndërsa në det krijohet dallgëzim 3-4 ballë.

Rajoni dhe Europa
Moti i kthjellët do të dominojë në pjesën më të madhe të kontinetit. Konkretisht kthjellimet do të jenë mbizotëruese në Europën Jugore, Qëndrore dhe atë Veriore. Po ashtu lindja e kontinetit VIJON me mot të kthjellët por të ftohtë. NDERSA vranësira dhe reshje të pakta do ketë pjesërisht ballkani dhe brigjet e detit të Zi.

Kosova
Alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare, por mesdita dhe pasditja sjellin zhvillim të vranësirave lokale dhe reshje të pakta dëbore. NDERSA pasditja dhe mbrëmja sjellin sërisht mbizotërim të kthjellimeve. Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes por ulen në mesditë duke shënuar -3 deri në 6°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verilindor.

Maqedonia e Veriut
Deri në mesditë mbetet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas herëshme duke sjellë herë pas herë duke gjeneruar dhe ndonjë reshje të izoluar dëbore. Por pjesa e dytë e ditës sjellë dominom të kthjellimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat