Koronavirusi në Shqipëri, rritet numri i viktimave

Shqipëria

Koronavirusi në Shqipëri, rritet numri i viktimave

Më: 24 mars 2021 Në ora: 17:27
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë raportoi se në 24 orët e fundit 15 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri, ndërkohë që janë regjistruar dhe 448 raste të reja me Sars Cov-2.

Gjatë ditës së fundit janë kryer 2.302 vaksinime, 2.475 testime, ndërsa janë shëruar nga virusi 696 persona.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 113 raste në Tiranë, 30 raste në Shkodër, 28 raste në Gjirokastër, 26 raste në Durrës, , 23 raste në Korçë, 20 raste në Fier, 19 raste në Sarandë, 18 raste në Librazhd, 16 raste në Berat, 14 raste në Elbasan, 12 raste në Vlorë, 10 raste në Kolonjë etj.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 357 pacientë, 19 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 15 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19: tre qytetarë nga Fieri, tre qytetarë nga Durrësi, dy qytetarë nga Vlora dhe nga një qytetar nga Saranda, Shkodra, Lushnja, Rrogozhina, Elbasani, Pogradeci dhe Librazhdi, të moshave 59-87 vjeç.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar gjithsej 122.295 raste pozitive, prej tyre 87.193 janë shëruar, 32.931 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen infektuese e kanë humbur 2.171 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat