Zjarri në magazinën tek “Casa Italia”, dyshohet për një viktimë

Shqipëria

Zjarri në magazinën tek “Casa Italia”, dyshohet për një viktimë

Më: 24 mars 2021 Në ora: 21:10
Foto nga vendi i ngjarjes

Një zjarr i madh ka përfshirë një magazinë pasditen e kësaj të mërkure në kryeqytet.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se dyshohet për një person të vdekur, i cili mendohet të jetë roja i subjektit. Prej disa orësh familjarët janë munduar që të lidhen me të nëpërmjet celularit, por pa rezultat.

Zjarri në magazinën tek “Casa Italia” ka rënë që nga ora 16:40, ndërsa zjarrfikësit po mundohet të kontrollojë flakët. Paraprakisht dyshohet se shkak i këtij zjarri të ketë qenë një shkëndijë elektrike.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat