U kapën duke transportuar 19 emigrantë të paligjshëm, në pranga 3 persona

Shqipëria

U kapën duke transportuar 19 emigrantë të paligjshëm, në pranga 3 persona

Më: 25 mars 2021 Në ora: 09:37
Foto ilustrim

Policia e Korçës ka goditur dy raste të reja  për kalim të paligjshëm të kufirit.

Tre persona kanë rënë në pranga pasi u kapën duke transportuar 19 emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasi D. M., është konstatuar në aksin rrugor Bilisht-Korçë, pranë fshatit Cangonj, duke transportuar kundrejt shpërblimit me mjetin tip “Toyota”, 9 emigrantë të paligjshëm, të cilit gjatë ndjekjes i është bërë me shenjë të ndalonte, por 38-vjeçari, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar, ku më pas u kap dhe neutralizua.

Ndërsa shtetasit G. M. dhe A. R., u kapën në lagjen nr. 1, Pogradec, duke transportuar me mjetin tip “Benz”, 10 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt fitimit prej 1300 euro në total, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet në ngarkim i kaluan Prokurorive Korçë dhe  Pogradec për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat