Monika Kryemadhi: Edhe ne si LSI kemi gabime, po të ishim…

Shqipëria

Monika Kryemadhi: Edhe ne si LSI kemi gabime, po të ishim…

Më: 25 mars 2021 Në ora: 11:46
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi nga Lushnja ku prezantoi kandidaten për deputete u ndal tek largimi i shqiptarëve. Sipas saj, nëse në Serbi ik një qytetar, në vendin tonë ikin 15.  Kryemadhi u shpreh se edhe LSI ka gabimet e vete, pasi nuk ka qenë e vendosur.

“A kemi gabime ne si LSI, po kemi. Sepse po të kishim qenë të vendosur në rrugën tonë dhe të mos kishim parë në momente, çështjet e stabilitetit, për hir të stabilitetit politik dhe rajonal. Edhe për çfarë na u desh ne stabiliteti rajonal? Shkatërruam ekonominë shqiptare. Larguam të rinjtë nga Shqipëria. Është vendi i parë në Evropë për azilantë politike. Nëse ikën një serb, në Shqipëri ikin 15 shqiptarë, nëse ikën  1 kosovar, në Shqipëri ikin 10 shqiptarë, në Mal të Zi nuk ikën njeri. Kështu që ne na duhet të rikthejmë vëmendjen.

Teksa foli për bujqësinë, Kryemadhi u shpreh se në vend nuk ka siguri për ushqimin, pasi nuk dihet çfarë prodhohet.

“Na ka marrë të hamë fruta, sot kemi hibride, sot nuk dimë çfarë prodhojmë. Fermerët e nisin për shalqi dhe i del kungull, pse sepse nuk ka asnjë kontroll dhe ndihmëse që ti jepet fermerit”, u shpreh Kryemadhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat