Dëmtohet aksidentalisht nga makineritë, humb jetën 61 vjeçarja në landfillin e Bushatit

Shqipëria

Dëmtohet aksidentalisht nga makineritë, humb jetën 61 vjeçarja në landfillin e Bushatit

Më: 25 mars 2021 Në ora: 12:39
Foto ilustrim

Shtetasja Katrina Binaku, 61 vjeç ka humbur jetën në landfillin  e Bushatit, Shkodër pasi është dëmtuar aksidentalisht nga makineritë.

Sipas njoftimit të policisë, në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër, rreth orës 10.30 ka mbërritur pa shenja jete, shtetasja K. B. 61 vjeçe, banuese në fshatin Paçram, Vau Dejës.

Nga verifikimet paraprake rezulton se është punonjëse në landfilldin e Bushatit dhe është dëmtuar aksidentalisht në punë.”

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës po vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat