Zjarri në qendrën tregtare/ Familjarët në ankth për 32-vjeçarin që dyshohet se ka mbetur brenda

Shqipëria

Zjarri në qendrën tregtare/ Familjarët në ankth për 32-vjeçarin që dyshohet se ka mbetur brenda

Më: 25 mars 2021 Në ora: 12:53
Foto ilustrim

Nuk ka ende asnjë informacion për Arjan Salaj, 32-vjeçarin i cili dyshohet se ka mbetur brenda ambienteve të një magazine në një qendër tregtare, pasi u përfshi nga flakët. 

Kushëriri i tij tha për emisionin me “Zemer te Hapur” se ai punon me turne dhe sapo mori informacionin për zjarrin shkoi menjehere, duke shpëtuar 25 persona.

“Ka qenë djalë shqipe, ka shpëtuar 25 veta, prokurori të marrë çekiçin. Prokurori të kontrollojë zjarrfikësit, duke thënë se nuk kanë mjete, është fatkeqësi”

Ndërkohë të afërmit e familjes Salaj janë në ankth për 32-vjeçarin, pasi nuk kanë asnjë dijeni për të. Kushëriri i tij kërkoi nga organet e drejtësisë që të marrin në dorë situatën.

“I bëj thirrje organeve të drejtësisë që të marrin situatën në dorë, të zbardhin arsyen pse situata ndodhen në këtë pikë. Do të donim të dinim pse trupi i tij është brenda, i gjallë apo jo”, tha ai.

“Arjani ka qenë ditën e djeshme në punë. Në momentin që kanë rënë flakët. Komunikimi i fundit është provuar që të jetë me babain, por nuk është bërë i mundur.  Ai ka vajtur vullnetarisht për të ndihmuar kolegët, i ndihmoi ata duke sakrifikuar vetë”, u shpreh më tej kushëriri i 32-vjecarit.

Njoftimi i djeshem i policise

Me datë 24.03.2021, rreth orës 16:40, tek “Casa Italia” ka rënë zjarrë në një magazinë.

Sherbimet e zjarrëfikses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat