PE, raport pozitiv për Shqipërinë, Santos: Vendi në rrugën e duhur për procesin e anëtarësimit në BE

Shqipëria

PE, raport pozitiv për Shqipërinë, Santos: Vendi në rrugën e duhur për procesin e anëtarësimit në BE

Më: 25 mars 2021 Në ora: 14:18
Isabel Santos

Eurodeputetja dhe raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se raporti i Parlamentit Europian për Shqipërinë është pozitiv, ndërsa vendi e meriton përparimin në rrugën e integrimit në BE.

Në një intervistë për “European Western Balkan”, Santos thekson se “besoj se fakti që në raport ne mbështesim caktimin e konferencës së parë ndërqeveritare, është një sinjal shumë i mirë për qytetarët e Shqipërisë pasi ne besojmë se vendi është në rrugën e duhur në lidhje me procesin e anëtarësimit në BE. Siç e dimë të gjithë, shqiptarët janë një nga popujt më proeuropianë, prandaj ky është një përfundim shumë i rëndësishëm”.

“Ne gjithashtu bëjmë një sërë rekomandimesh për tema që unë besoj se janë shumë të rëndësishme për Shqipërinë dhe qytetarët e saj, si forcimi i dialogut politik dhe institucioneve demokratike, nevoja për të përmirësuar pjesëmarrjen e shoqërisë civile, rëndësia e rritjes së niveleve të mediave dhe rritja e masave konkrete për të adresuar rënien demografike dhe largimin e trurit, ndër shumë të tjera.

Unë gjithashtu do të doja të nënvizoja thirrjen për të vazhduar përpjekjet e bëra për reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit”, nënvizon Santos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat