Celami: Asnjëra nga partitë politike nuk parashikon rritje të financimit në shëndetësi

Shqipëria

Celami: Asnjëra nga partitë politike nuk parashikon rritje të financimit në shëndetësi

Më: 25 mars 2021 Në ora: 17:29
Denisa Celami

Denisa Celami nga shoqata “Together for Life” u shpreh se partitë politike kanë premtuar investime në sistemin shëndetësor.

Selami tha se PS ecën me premtimet e dhëna dhe të miratuara në buxhetin afatmesëm, ndërsa PD ka premtuar riformim të këtij sistemi.

Celami: PD dhe LSI përveç premtimeve të rritjeve të investimeve në sektorin publik shëndetësor, nuk kanë një program të mirëfilltë për çështjen e vaksinimit dhe pandemisë. Megjithatë, nëse i referohemi investimeve, theksohet më shumë investimet në spitale dhe kjo mund të argumentohet si një plan për këtë gjë. Partitë e mëdha përveç premtimeve që japin, premtojnë reformim të sistemit shëndetësor. Një nga pikat e përbashkëta është autonomia e sistemit shëndetësor, duke bërë një rimodelim të financimit të këtij sistemi.

Nga ana e saj PS ecën me premtimet që janë parashikuar të bëhen në buxhetin afatmesëm. Me pikat që janë prezantuar tani, më shumë se sa reforma të reja do të ketë një vazhdimësi me këto investime, duke përkuar edhe me kërkesën e një mandati të tretë. Ndërkohë, PD ka një analizë më të thelluar, duke filluar me kartën e shëndetit dhe me reformimin e sektorit të barnave. Ata premtojnë barna me cilësi njëlloj si BE-ja. PD premton reformim, por nuk pohon nëse do të ketë një ndryshim në këtë ligj. Ndërsa çështja e frenimit të largimit të buzave të bardha është përmendur vetëm nga PD.

Selami shtoi se asnjëra nga partitë politike nuk parashikon rritje të financimit në shëndetësi dhe nuk ka një faturë për këto premtime që ka dhënë.

Celami: Asnjëra nga partitë politike nuk parashikon rritje të financimit në shëndetësi. Një ndër pikat që ne kemi sugjeruar është që këto premtime të shoqërohen me një faturë financiare, por në asnjë nga programet e analizuara nuk e kemi parë një gjë të tillë. Kjo gjë duhet të ishte artikuluar shumë qartë sepse shumë reforma nuk ndodhin për shkak të kufizimeve financiare që ka ky sektor, duke qenë se edhe pandemia tregoi s e kemi një sistem shëndetësor të brishtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat