Felaj justifikohet: Duam të ruajmë shëndetin e qytetarëve

Shqipëria

Felaj justifikohet: Duam të ruajmë shëndetin e qytetarëve

Më: 25 mars 2021 Në ora: 21:13
Ermonela Felaj

Deputetja e PS-së, Ermonela Felaj ka justifikuar hapjen e akullt të fushatës nga Edi Rama.

Sipas saj, në respekt të masave anti-Covid sot nuk u grumbulluan njerëzit.

Çdo kush është në pushtet ka përgjegjësi për të ruajtur jetën e qytetarëve. Ishte e padiskutueshme që ne të cilët do të dilnim aty sot, të jepnim mesazhin e qartë të respektimit të masave anti-Covid.

‘Nuk ka votë që shkëmbehet me shëndetin’ dhe ne këtë mesazh dhamë sot.

Është një zgjidhje për ti kërkuar qytetarëve të kërkojnë përgjegjshmëri për veten e tyre. Fatkeqësisht ata ngelën prap te turma, si PD e LSI’, tha Felaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat