"Ka hyrë varianti britanik i virusit"/ Paralajmërimi i Ramës: Jemi para shtimit të ndjeshëm të viktimave nga COVID

Shqipëria

"Ka hyrë varianti britanik i virusit"/ Paralajmërimi i Ramës: Jemi para shtimit të ndjeshëm të viktimave nga COVID

Më: 25 mars 2021 Në ora: 21:40
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama i ftuar sot në Opinion zbuloi se jemi përpara një rritje të ndjeshme viktimash nga Covid-19.

Sipas tij kjo për shkak se në vendin tonë ka hyrë edhe variant britanik i Covid. Për këtë ai tha se janë të ndaluara grumbullimet teksa fliste për mitingun e Partisë Demokratike ditën e sotme në Sheshin Nënë Tereza.

“Mua më duket se këtu keni ju diçka, se harroni se në çfarë kohe jetojmë. Në atë fjalë komunikova ndryshe nga ajo tradicionalja, por nuk është e lidhur me ritmin tim. Jemi në kushte pandemie.

Dhe jemi në një kohë shumë të rrezikshme për shkak të mundësisë reale që numrat edhe si pasojë e versionit britanik që ka hyrë në Shqipëri, të rriten në mënyrë të ndjeshme. Jemi në një kohë kur vendet e tjera janë në lockdoën total, dhe këtu në këtë vend, ju kujtoj që ka një rregull në fuqi që nuk lejon të tilla shfaqje të rrezikshme për shëndetin.

Ajo që u shfaq në sheshin Nënë Tereza sot ishte një rrumpallë konceptuale, ishte e rrezikshme. Shfaqje e rrezikshme për shëndetin, unë s’do bie në kurthin e emocioneve politike. Në telefonin tim prej ditësh më vijnë mesazhe pse mos dalim dhe ne etj etj, por jo se për mua gjëja më e rëndëishsme është shëndeti,” tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat