Lista me 222 kandidatë e PD, Kolegji Zgjedhor cakton datën e shqyrtimit të ankesës së PS

Shqipëria

Lista me 222 kandidatë e PD, Kolegji Zgjedhor cakton datën e shqyrtimit të ankesës së PS

Më: 26 mars 2021 Në ora: 11:39
Kolegji Zgjedhor

Më datë 31 mars Kolegji Zgjedhore do të shqyrtojë padinë e Partisë Socialiste për KAS që vendosi t’i pranonte Partisë Demokratike 222 kandidatë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Partia Socialiste kërkon që të hiqen 78 kandidatët që PD ka në listën e saj, më shumë se partitë e tjera.

Nga ana tjetër KQZ vendosi më 17 mars që këto kandidatë të hiqen nga listat e PD-së, por pas ankimimit, KAS i riktheu kandidatët në listat e PD-së.

Tashmë socialistët kërkojë sërish që të rikthehet vendimi i KQZ për të hequr 78 kandidatët e PD-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat