Ky është 33-vjeçari që hyri për të shpëtuar punonjësit dhe mbeti brenda në magazinë

Shqipëria

Ky është 33-vjeçari që hyri për të shpëtuar punonjësit dhe mbeti brenda në magazinë

Më: 26 mars 2021 Në ora: 12:43
Arjan Sala

Kur po bëhen dy ditë nga zjarri në magazinën e qendrës tregtare në Tiranë, ende nuk ka asnjë gjurmë nga 33-vjeçari, Arjan Sala.

Dyshohet se trupi i 33-vjeçarit ndodhet brenda në magazinë, por për shkak të shtëllungave të dendura të tymit, është e vështirë që të ndërhyhet.

Flakët aktualisht janë shuar, po magazina rreth 1000 m2 është "pushtuar" nga shtëllunga të mëdha tymi, të cilët ua vështirësojnë punën forcave zjarrfikëse.

Familjarët e 33-vjeçarit pretendojnë se forcat zjarrfikëse nuk kanë bërë sa duhet për të gjetur trupin e të afërmit të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat