Punonte prej 5 vitesh si roje sigurie dhe baba i një djali, ja kush është heroi Arjan Sala

Shqipëria

Punonte prej 5 vitesh si roje sigurie dhe baba i një djali, ja kush është heroi Arjan Sala

Më: 26 mars 2021 Në ora: 18:33
Arjan Sala

Arjan Sala, i lakuar si heroi i ditëve të fundit, mbeti mes flakëve për të shpëtuar kolegët. 33-vjeçari, prej 5 vitesh punon në këtë qendër tregtare si punonjës i sigurisë. Nga kolegët, ai njihej si një person tepër korrekt dhe i sjellshëm.

Miqtë e tij tregojnë se Arjani u shkonte gjithmonë në ndihmë. I zëvendësonte në punë edhe kur ata mungonin për arsye shëndetësore.

Mirësinë ndaj të tjerëve, ai e tregoi edhe me aktin e fundit. Arjan Sala është baba i një fëmije 2 vjeç. I vetmi që punon në familjen e tij. Jeton me bashkëshorten, djalin, nënën dhe të atin. Familjes i ka siguruar të ardhura që në moshën 18 vjeç, kur nisi edhe punën e parë.

Prej dy ditësh magazina vijon të digjet ndërsa shpresat që 33-vjeçari të jetë gjallë janë të pakta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat