Celibashi: Qytetari nuk do lejohet të futet me telefon në qendrën e votimit

Shqipëria

Celibashi: Qytetari nuk do lejohet të futet me telefon në qendrën e votimit

Më: 26 mars 2021 Në ora: 21:17
Ilirjan Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka deklaruar se në zgjedhjet e 25 prillit të gjithë qytetarët që do të votojnë nuk do t’u lejohet celulari brenda në qendrën e votimit.

I ftuar në emisionin “Java”, Celibashi tha se për herë të parë në qendrat e votimit do të instalohen kamera vëzhguese, por nuk ndërhyn në zonën ku do të votohet.

Pyetje: A mund të fotografohet vota në këto zgjedhje?  

Celibashi: Vota nuk mund të fotografohet. Ne kemi vendosur që qytetari të mos lejohet të futet në qendër me aparat celular. Ta zgjidhi si të dojë po në qendrën e votimit nuk do lejohet të futet me celular.

Në zgjedhjet e shkuara është lejuar, por këto zgjedhje kemi vendosur që të mos lejohet. Gjithashtu për herë të parë do të instalojmë kamera vëzhguese në çdo qendër votimi. Një kamerë që do të monitorojë gjithë procesin e votimit, por jo fletën e votimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat