Dita e 72 e punimeve, Rama publikon pamjet nga kantieri Spitali Memorial i Fierit

Shqipëria

Dita e 72 e punimeve, Rama publikon pamjet nga kantieri Spitali Memorial i Fierit

Më: 26 mars 2021 Në ora: 23:03
Foto ilustrim

Kryeministri Edi Rama, ka publikuar në rrjete sociale pamje nga kantieri i Spitalit Memorial i Fierit, i cili por merr formë.

Rama rikujton se është dita e 72 e punimeve dhe shfaq më pas, ambientet e brendshme të spitalit, në të cilat, ende disa punëtorë janë duke punuar, ndërsa një pjesë tjetër, shihet e përfunduar.

Kujtojmë se ky spital po ndërtohet me financimin e presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan dhe sipas premtimit të këtij të fundit, spitali do të jetë gati brenda muajit prill.

Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama:

Kantieri i Spitalit Rajonal Memorial FIER
Dita 72 LIVE

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat