Listat e PD në 25 prill, kolegji zgjedhor në 29 mars do të shqyrtojë ankimimin e PS

Shqipëria

Listat e PD në 25 prill, kolegji zgjedhor në 29 mars do të shqyrtojë ankimimin e PS

Më: 26 mars 2021 Në ora: 23:29
Foto ilustrim

Kolegji Zgjedhor ka ndryshuar datën për shqyrtimin e ankimimit të PS, për listat që koalicioni PD-AN do të ketë zgjedhjet e 25 prillit.

Fill pas letrës së KQZ, drejtuar Kolegjit Zgjedhor për të përshpejtuar ankimimin e PS, u vendos që seanca të zhvillohet më 29 mars dhe jo në 31 siç ishte caktuar më herët.

Çështja e listave të koalicionit të PD shkoi në Kolegjin Zgjedhor, pasi KAS vendosi të pranonte ankimin e kësaj partie që të ketë në listat e kandidatëve për deputetë 222 emra dhe jo 153 siç ka kërkuar KQZ.

Vendimi i Kolegjit Zgjedhor do të jetë vendimtar për përcaktimin e modelit të fletës së votimit që do të përdoret në 25 prill, nëse do të jetë me emrat e kandidatëve, apo këta të fundit do të identifikohen në fletë përmes numrave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat