Kreu i KQZ-së zbulon se kur do të mësojmë cila parti është fituese dhe formon qeverinë

Shqipëria

Kreu i KQZ-së zbulon se kur do të mësojmë cila parti është fituese dhe formon qeverinë

Më: 26 mars 2021 Në ora: 23:48
Komisioneri i Përgjithshëm i KQZ-së, Ilirjan Celibashi

Komisioneri i Përgjithshëm i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka thënë sot në emisionin “Java” se afati ideal për të mësuar se cila parti është fituese dhe do mund të formojë qeverinë është brenda 48 orëve.

Ai tha se ndryshe nga numërimi i parë i votave të partisë, numërimi i kandidatëve do të zgjasë në më shumë se një javë.

Celibashi: Për të mësuar se cila parti do jetë fituese dhe që më pas do të formojë qeverinë, do ishte mirë brenda 48 orëve, idealja, të kuptojmë se kush do ta qeverisë vendin pak a shumë. Ndërsa numërimi i kandidatëve do të marri shumë kohë, mbi një javë. Ne si KQZ do të kemi fokus të shtuar dhe s’do lejojmë problematika, t’i shuajmë në shkëndijat e para.

Pyetje: A mund të votohet subjekti A dhe kandidati i subjektit B?

Celibashi: Jo sepse bëhet e pavlefshme vota. Gjithashtu nuk do mundet që votuesi të hyjë në qendër me telefon dhe të fotografojë votën. Ta zgjidhi ai si të dojë pjesën se ku do ta lërë telefonin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat