Kërkimet për Arjan Salën, familjari refuzon të dalë nga magazina pa gjetur shenja të trupit të 33-vjeçarit

Shqipëria

Kërkimet për Arjan Salën, familjari refuzon të dalë nga magazina pa gjetur shenja të trupit të 33-vjeçarit

Më: 27 mars 2021 Në ora: 06:18
Arjan Sala

Ende nuk ka asnjë gjurmë nga Arjan Sala, roja i magazinës te qendra tregtare “Casa Italia”, e cila prej më shumë se 2 ditësh ka qenë “nën pushtetin” e flakëve, derisa tani janë shuar.

Për shuarjen e flakëve, është thyer soleta, për të bërë të mundur ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse nga brenda.

Aktualisht zjarri është shuar, ndërsa po vijojnë kërkimet për gjetjen e 33-vjeçarit. Në pjesën që zjarrfikësit kanë depërtuar deri më tani, nga kontrolli nuk ka rezultuar të jenë gjendur gjurmë të rojes.

Në orët e pasdites u përdor një qen i specializuar kërkimi, por pa një rezultat konkret. Pjesë e zjarrfikësve u bë edhe një prej familjarëve të 33-vjeçarit, me të cilin janë hasur probleme për ta bindur për të dalë jashtë, pasi nuk ka pranuar dhe ka kërkuar të vijojë të kërkojë ende për shenja të trupit të 33-vjeçarit. Familjarët kërkojnë forcat të tjera shtesë përforcuese për gjetjen e tij.

Referuar dëshmisë së familjarëve, Sala ka shpëtuar rreth 20 punonjës të tjerë, e vetë është futur për të shuar zjarrin, por fatkeqësisht nga aty nuk ka mundur që të dalë. Në operacionin për shuarjen e flakëve u angazhuar të gjitha forcat zjarrfikëse të Bashkisë së Tiranës, nga Kamza, të Ushtrisë si edhe operacionet e kërkim shpëtimit të minierave. Familjarët kanë ngritur akuza në drejtim të Zjarrfikësve të cilët pretendojnë se ajo ka mbërritur me vonesë dhe sikur kjo të mos mjaftonte nuk kanë pasur pajisjet e nevojshme për t’u ardhur në ndihmë djalit të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat